Viti e Ri i Hixhretit ne Ulqin

Ulqin– E Enjte në Ulqin nëpunësi i Meshihatit të Bashkësisë Islame mr. Behlul Kanaqi mori pjesë në programin e organizuar nga këshilli i B.I. në Ulqin në xhaminë e Detarëve me rastin e Vitit të Ri Hixhri. Pas faljes së namazit të akshamit mori fjalen kryeimami mr. Ali Bardhi i cili pasi përshëndeti xhematin dhe iu uroj Vitin e Ri të Hixhretit, ia dha fjalën Behlul Kanaqit. Ai mbajti vasë në lidhje me rëndësinë e muajit Muharrem në përgjithësi si dhe rëndësinë e hixhretit në veçanti. Ai theksoi se hixhreti është një pikë kthesë për myslimanët. Sepse pas hixhretit të Muhammedit s.a.s. në Medine për myslimanë çdo gjë ndryshoi. Myslimanët u organizuan u forcuan ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht. Pejgamberi s.a.s. arriti të shndërojë një shoqëri të pa shkolluar të pa arsimuar në një shoqëri të arsimuar, në një shoqëri që do ta çonte më tej flamurin e fesë Islame duke u bërë shembull qytetërimi për gjithë botën. Pas vasit u kënduan disa ilahi dhe pjesë nga Mevludi. 

Komentiraj

Ova web stranica koristi Akismet za zaštitu protiv spama. Saznajte kako se obrađuju podaci komentara.