Nepunesit e Meshihatit vizituan xematin e Mileshit

Behlul Kanaqi dhe Fuad ef. Çekiq

Behlul Kanaqi dhe Fuad ef. Çekiq

Podgorica/Mileshit – E Marte me datën 24.07.2012 nëpunësit e meshihatit Fuad ef. Çekiq dhe mr. Behlul Kanaqi në kuadrin e vizitave gjatë muajit të Ramazanit vizituan xhematin e Mileshit-Tuz.

Pasi Fuad efendiu fali namazin e jacisë si imam, Behlul Kanaqi mori fjalën dhe mbajti vasë. Duke iu drejtuar xhematit Behlul efendiu foli në lidhje me rëndësinë e durimit gjatë këtij muaji në veçanti dhe gjatë gjithë jetës në përgjithësi. Ai theksoi po ashtu krijimin e mundësisë gjatë këtij muaji për ngulitjen e këtij vityti të mirë që duhet ta posedojë çdo besimtarë. Pasi që Allahu xh.sh. në Kur'anë shumë herë flet për durimin dhe durimtarët si dhe i përgëzon ata. Po ashtu dhe pejgamberi a.s. durimin e quan si shkëlqim për besimtarin. Efendiu vasin e mbylli me një thënie të urtë e cila tingëllon kështu: “Fjala një e puna dy në mes tyre asht një detë, kush mundet me e kapërcy ka arrit lumturinë e vërtetë” duke iu uruar besimtarëve një agjërim të pranueshëm tek Allahu xh.sh.

Tags:

No Comments

    Leave a reply