Nëpunësit e Meshihatit vizituan radion Jehona

dzamija ebu bekr skadar

Ebu Bekr Xhami ne Shkoder

studio radio jehona

Studio radio Jehona ne Shkoder

Podgoricë 03/01/2013 e Enjte  nëpunësit e Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi Xhemal Rexhematoviqi, Muharrem Demiroviqi dhe Behlul Kanaqi vizituan drejtorin e Radios Jehona në Shkodër z. Arben Hallunin. Gjatë bisedës u diskutua në lidhje me bashkëpunimin që mund të bëhet në mes të dy radiove. Pasi që radio Fatih është një radio i sapo themeluar drejtori Xhemal Rexhematoviqi shprehi dëshirën që të mund të përfitohet nga eksperienca e ekipit të radio Jehonës. Pas takimit nën shoqërimin e z. Arbenit grupi vizitoi studion si dhe u informua në lidhje me mënyrën e funksionimit të sajë. Pas këtij takimi të frytshëm z. Xhemali e ftoi z. Arbenin që të vijë në vizitë në Podgoricë në mënyrë që të mbahen dhe forcohen marrëdhëniet në mes të dy radiove.

Tags:

No Comments

    Leave a reply