Kaloi në Ahiret Jusuf ef. Gjokaj, ish myftiu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi

Ish Myftiu e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Jusuf ef. Gjokaj kaloi në Ahiret në moshën 76 vjeçare.
Familja do të pranojë hatrin në “Hatërhamën e Re” në Dinoshë sot prej orës 12 deri në ora 16 ku edhe do të falet xhenazja.


Myftiu, Jusuf Gjokaj u lind me 18 nëntor të vitit 1946 në Dinoshë. Rrjedh nga një familje e njohur, nga babai haxhi Beqiri dhe nëna haxhi Sherifja, e lindur Beqaj. Katër klasat e para të shkollës fillore i ka kryer në Dinoshë. Shkollimin e mëtejmë e vazhdon në Prishtinë në Medresenë, “Alaudin”. Shkollën e mesme të ultë e përfundon në vitin 1967, e pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Bagdadit, në drejtimin Letërsia Arabe dhe e drejta e Sheriatit. Diplomon në vitin 1972.


Pas përfundimit të shërbimit ushtarak në vitin 1973, në Beograd shërben si imam në xhamin Bajrakli, dhe atë nga viti 1974 deri në mars të vitit 1975. Prej prillit të ati viti deri në qershor punon në Xhamahirinë arabe të Libisë. Kah fundi i qershorit të vitit 1986 pranohet në Kryesinë e Bashkësisë Islame në Mal të Zi në vendin e referentit për arsim dhe besim, ku punon deri në vitin 1998. Pastaj emërohet në postin e Myftiut të myslimanëve të Malit të Zi. Këtë funksion e kryen deri në pensionim, me 30 dhjetor të vitit 2011.


Lusim Allahun xh.sh që ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë për të gjitha ato punë me vite, të cilat i kreu derisa shërbeu për Islamin dhe në Bashkësinë Islame të Malit të Zi.

Komentiraj

Ova web stranica koristi Akismet za zaštitu protiv spama. Saznajte kako se obrađuju podaci komentara.