Pređi na sadržaj
Aktuelnosti

Mesazhi i reisit Rifat ef. Fejziq për Bajram

Me emrin e Zotit të Gjithmëshirshëm, Mëshirëbërësit. Të nderuar vëllezër dhe motra, qytetarë dhe qytetare të shtetit tonë të bukur Malit të Zi. Të nderuar diasporë e jona gjithmonë e kujdeshme për ne.

Administrator
1 0 3 min čitanja
Mesazhi i reisit Rifat ef. Fejziq për Bajram
Me emrin e Zotit të Gjithmëshirshëm, Mëshirëbërësit. Të nderuar vëllezër dhe motra, qytetarë dhe qytetare të shtetit tonë të bukur Malit të Zi. Të nderuar diasporë e jona gjithmonë e kujdeshme për ne.
Sonte me perëndimin e diellit përfundon muaji i ramazanit dhe fillojnë ditët e bajramit. Agjërimi gjatë këtij muaji na ka mësuar që fitorja më e madhe është ngadhënjimi mbi dobësitë tona vetjake, epshet dhe instinktet, ndërsa suksesi më i madh është ndërtimi i lidhjeve të shëndosha me vëllezërit, fqinjët dhe miqtë tanë. Duke u nisur nga mesazhi i Muhammedit a.s. "që nga mirësitë e islamit është të përhapim paqen ndaj të gjithëve, atyre që i njohim dhe atyre që nuk i njohim" gëzimin e bajramit në këto ditë dëshirojmë ta ndajmë   me të gjithë qëllimmirët të cilët anojnë ka ajo që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha ndërnjerëzore në bazë të principeve të rrespektit të ndërsjelltë. Pas muajit të ramazanit Zoti i Madhërishëm na ka bërë më të lehtë t'i dallojmë mëkatet tona dhe sistemin e deformuar të vlerave drejt së cilit po nxiton njerëzimi. Kështu që bajrami është koha kur duhet të mendojmë për familjen dhe ta lusim Zotin ta forcojë përballë sfidave të cilat po afrohen, të mendojmë për të rinjtë dhe ta lusim Zotin t'i drejtojë potencialet e tyre në drejtim të humanizmit, moralit dhe kreativiteteve të shëndosha e t'i ruajë nga dhuna dhe sjellja destruktive, të mendojmë për punëtorët dhe nëpunësit dhe ta lusim Zotin t'i forcojë të jenë të ndershëm në punën e tyre, të mendojmë për punëdhënësit dhe ta lusim Zotin t'u   dhurojë atyre ndjenjën e vlerësimit dhe rrespektimit të punëtorëve, të mendojmë për qeverisësit dhe ta lusim Zotin   që ata të jenë të drejtë dhe  të kenë ndjeshmëri për të gjithë shoqërinë tonë në mënyrë që askush të mos ndihet i huaj dhe i dëmtuar në këtë shtet të bukur, të mendojmë për shtetin dhe ta lusim Zotin që ta bëjë shtëpi për të gjithë qytetarët e tij, të mendojmë për të gjithë njerëzit dhe ta lusim Zotin t'i drejtojë në rrugën e mirësisë, lumturisë dhe kënaqësisë së Tij. Ju uroj nga zemra të gjithë myslimanëve dhe myslimaneve këto ditë të bekuara të bajramit.  
BAJRAM SHERIF MUBAREK OLSUN - GËZUAR BAJRAMIN

Potpisuje

Administrator

Sve objave autora

Diskusija

Komentari

0 odobreno

Još nema komentara. Budite prvi.

Ostavite komentar

Novi komentari se objavljuju nakon pregleda uredništva.

Nastavite čitanje

Još iz rubrike Aktuelnosti

Sve objave
"Ka razumijevanju Kur'ana" III. dio

Aktuelnosti

"Ka razumijevanju Kur'ana" III. dio

Podgorica - Danas je iz štampe izišao III. dio tefsira autora Ebu-l-A'la Mevdudije kojeg je preveo Džemo Redžematović. Knjiga i izišla u izdavaštvu Islamske zajednice u Crnoj Gori.

Elegije - 30. knjiga Mahmuda Derviša na našem jeziku

Aktuelnosti

Elegije - 30. knjiga Mahmuda Derviša na našem jeziku

U Podgorici je danas u izdanju NVO Horizonti, izašla iz štampe knjiga Elegija poznatog palestinskog i svjetskog pjesnika i altruiste Mahmuda Derviša. Elegije se sastoje iz dva dijela od kojih je prvi napisan u prozi a drugi u poeziji. Knjig...