Iftar me te rinjte e Anes se Malit – Ulqin

Iftar me te rinjte e Anes se Malit - Ulqin

Iftar me te rinjte e Anes se Malit – Ulqin

Ulqin- Ana e Malit. Me daten 17.08.2012 e Xhuma, Bashkesia Islame ne Mal te Zi me rastin e muajit te madherueshem te Ramazanit organizoi iftar per te rinjte e Anes se Malit. Ne kete iftare moren pjese nepunesi i Meshihatit te Bashkesise Islame ne Mal te Zi mr. Behlul Kanaqi si perfaqesues, Kryeimami i Ulqinit mr. Ali Bardhi, imam dhe keshilltar i reisit efendi Isa Aloshi, ish kryeimami Rexhep Lika si dhe hafizi nga Turqia z. Jakup Shenaj. Vete numri i pjesemarresve ne kete iftare tregoi se organizime te tilla te Meshihatit jane te dobishme dhe te domosdoshme ne keto troje duke mare parasysh dhe rolin qe luajne ne konsolidimin edhe me te forte te besimtareve. Pas ngrenies se iftarit fjelen emori imami Isa Aloshi i cili shprehu mirenjohjen Meshihatit duke falenderuar reisin Rifat Fejziqin si dhe ndihmesin e tij dhe njeheresh drejtorin e zyres per Kontakte me Jashte dhe Publikun z. Omer Kajoshaj per organizime te tilla ne Ane te Malit. Pas z. Isase fjalen e mori mr. Ali Bardhi. Kryeimami pasi i falenderoj organizatoret, foli mbi rendesine e rrespektit, mirekuptimit dhe ndihmeses ne mes te besimtareve.

Namazi i teravise u fal ne xhamine e Milles ku si imame qendron z. Ali Mehani. Pas namazit te teravise ne te cilin na prini hafizi nga Turqia mbajti vase mr. Behlul Kanaqi. Ne vasin e tij ai beri nje permbledhje ne lidhje me dobite qe duhet te na kene sjelle keto dite agjerimi si nga ana shpirterore ashtu dhe nga ana trupore duke na ndihmuar ne ngritjen e persosmerise sone nga te gjitha aspektet . Gjate vasit ai vazhdoi duke thene se besimtareve ne kete muaj perveç gjithe atyre ibadeteve qe kane bere u ka mbetur edhe diçka per te çuar ne vend ne menyre qe kjo periudhe ibadedesh te kompletohet plotesisht. Duke potencuar keshtu sadakatul-fitrin. Ai u beri thirje besimtareve qe permes sadakatulfitrave te kontribojne ne mirembajtjen e Medresese.

Iftar me te rinjte e Anes se Malit - Ulqin

Iftar me te rinjte e Anes se Malit – Ulqin

 

Tags:

No Comments

    Leave a reply